
Në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Arsenalit, Guardiola nuk kurseu ironinë dhe sinqeritetin. Ai komentoi shpenzimet e mëdha të Mançester Sitit dhe të klubeve të tjera të Premier Ligës, duke sfiduar idenë se sukseset vijnë vetëm nga investimet e klubeve:
“Do të doja t’i thoja mikut tim Arteta se, nëse e fiton titullin, do të jetë vetëm për shkak të parave të shpenzuara, jo sepse punon shumë apo lojtarët e tij janë të mirë, si Liverpuli. Nëse Slot fiton përsëri, do të ndodhë sepse ka shpenzuar shumë, apo jo? Pra, nuk është vetëm Mançester Siti që ka shpenzuar shumë, apo jo?”
Guardiola përdori provokimin për të mbrojtur ekipin e tij, duke theksuar se Siti ka fituar gjithçka jo vetëm për shkak të investimeve, por edhe të cilësive të lojtarëve e stafit: “Çdo klub ka bërë atë që ka dashur. Ambiciozët kanë qenë të zgjuar duke shpenzuar për të konkurruar me më të mirët në Premier Ligë dhe Europë”.
Lini një Përgjigje