
Kanë përfunduar ndeshjet e para në çerekfinalet e Ligës A në Ligën e Kombeve. Në Split, Kroacia fitoi 2-0 ndaj Francës. Fillimisht kroatët humbën një penallti me Kramariç, më pas gjetën golin e avantazhit me Budimir në minutën e 26-të me kokë, pas krosimit të Perisic.
Në fund të pjesës së parë ishte vetë Perisiç, që dyfishoi shifrat duke shënuar një gol shumë të bukur me një goditje të fuqishme me të djathtën. Rezulati mbeti i pandryshuar deri në fund.
Në Roterdam, Holanda dhe Spanja u ndanë në barazim 2-2. Spanjollët gjetën të parët golin me Niko Uilliams në minutën e 9, pas asistit të Pedri. Gakpo barazoi shifrat për holandezët në minutën e 28. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1.
Në fillim të pjesës së dytë, Holanda shënoi golin e dytë pas një aksioni shumë të shpejtë, Frimpong asistoi për Reijnders, i cili mposhti Unai Simon. Në minutën e 82, Holanda mbeti me 10 lojtarë, pasi Jorrel Hato doli direkt me karton të kuq pas ndërhyrjes së ashpër me takë ndaj Le Normand. Goli i barazimit erdhi në minutën e tretë shtesë me Merinon.
Në Kopenhagen, Danimarka fioi 1-0 ndaj Portugalisë. Fillimisht danezët humbën penalltinë në minutën e 24 me Kristian Eriksen. Goli i fitores u shënua nga Rasmus Hojlund në minutën e 78.
Në “San Siro”, Gjermania thyen “makthin” që mban emrin e Italisë dhe fiton në transfertë 1-2. “Axurrët” kaluan të parët në avantazh me Tonalin që në minutën e 9. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për “Axurrët”. Në fillimin e pjesës së dytë Nagelsman bëri dy ndërrime, njëri prej tyre shënoi golin e barazimit.
Bëhet fjalë për Tim Kleindienst, sulmuesin që luan me Mëshengladbah, i cili dërgoi topin me kokë në rrjetë pas krosimit të ardhur nga Xhoshua Kimish. Në minutën e 76, Leon Gorecka shënoi golin e avantazhit me kokë pas krosimit nga këndi të Kimish.
Ndeshjet e kthimit do të luhen të dielën.
Lini një Përgjigje