TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Mars 2025, 22:44

Kosova i tregon forcën Islandës, dardanët nuk falin në “Fadil Vokrri” dhe janë me një këmbë në Ligën B (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kosova i tregon forcën Islandës, dardanët nuk falin në

Kosova ka fituar 2-1 në “Fadil Vokrri” ndaj Islandës, në ndeshjen e vlefshme për play-off, ku dardanët duan të ngjiten në Ligën B, ndërsa islandezët të vazhdojnë të qendrojnë aty.

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 18 ku pas një topi të kthyer pas goditjes së dënimit, Lumbardh Dellova shënoi me një goditje të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë. 

 

 

 

Islandezët u përgjigjën pas 3 minutash me golin e Oskarson, i cili pasi i shpëtoi bukur mbrojtësve Dardanë, dribloi dhe portierin Muriç dhë dërgoi topin në rrjetë duke barazuar shifrat 1-1. 

 


Në minutën e 58, ishte Elvis Rexhbecaj që gjeti golin, i pari ky për të me fanelën e Kosovës. Pasi rrëmbeu topin nga këmba e kundërshtarit, bëri gjithçka mirë duke dërguar vetë topin në rrjetë.

 

 

Kujtojmë se ndeshja e kthimit në Islandë, do të luhet më 23 mars.

islanda liga e kombeve kosova

Lini një Përgjigje