
Çelsi do t’i nënshtrohet një revolucioni të madh në merkaton e verës. Shumë lojtarë do të largohen nga “Blutë”, pasi klubi nuk i konsideron më pjesë të planeve të tyre.
Në listën prej 11 emrash sipas “Daily Mail” ndodhet edhe Armando Broja. Sulmuesi shqiptar aktualisht është i huazuar tek Evertoni, teksa vetëm para pak javësh është rikthyer nga dëmtimi që e mbajti jashtë fushave për disa muaj.
Anglezët kanë nxjerrë në listën e shitjes shqiptarin dhe kjo do të thotë që edhe pas rikthimit nga huazimi, mundësia që të qendrojë në “Stemford Bridge” nuk do të ekzistojë, pasi Enzo Mareska nuk e konsideron më pjesë të planeve të tij.
Bashkë me Brojën janë nxjerrë në shtije edhe Stërling, Çiluell, Kepa Arrizabalaga, David Datro Fofana, Aksel Disasi, Zhoao Feliks, Renato Veiga, Trevoh Shalobah, Alfi Gilkrist dhe Çukuemeka. Përveç këtyre, edhe Nkunku apo Kirnan Hall janë emrat që mund të shiten nëse ka oferta të rëndësishme në drejtim të tyre.
Gjithsesi në muajt në vazhdim do të mësohet më shumë mbi të ardhmen e Brojës dhe se ku do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm. Kujtojmë se Broja aktualisht është i grumbulluar me Kombëtaren për duelin me Anglinë dhe Andorrën që do të luhen ditën e nesërme në "Wembley", ora 20:45 dhe më 24 mars në "Arenën Kombëtare".
Lini një Përgjigje