TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Mars 2025, 20:41

Në Angli “projektojnë” formacionin e kombëtares shqiptare, Manaj i ‘lë targën’ Brojës; Ernest Muçi titullar

Shkruar nga Pamfleti

Në Angli “projektojnë” formacionin e kombëtares

Kombëtarja shqiptare do të përballet të premten e 21 marsit me Anglinë në transfertë, për të luajtur ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Wembley”, nis në orën 20:45.

Ndërkohë që mediat angleze, kanë nisur të projektojnë dhe hamendësojnë se si mund të luajnë kuqezinjtë nesër. Ajo ç’ka bie në sy është lënia në stol e Armando Brojës, teksa në vend të tij është Rei Manaj.

Ndërkohë që anglezët shohin Ernest Muçin si një nga titullarët e mundshëm, duke e lënë në krahun e majtë të sulmit. Përsa i përket mbrojtjes, Aliji në krahun e majtë të mbrojtjes, me futbollistin e Dinamos që është e vetmja alternativë për atë rol.

Në Angli “projektojnë” formacionin e kombëtares

kombëtarja shiptare kualifikueset e kupës së botës

Lini një Përgjigje