TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Mars 2025, 20:19

Liga e Kombeve jep 2 verdiktet e para, Gjeorgjia dhe Turqia marrin fitore të rëndësishme

Shkruar nga Pamfleti

Liga e Kombeve jep 2 verdiktet e para, Gjeorgjia dhe Turqia marrin fitore

Janë mbyllur dy ndeshjet e para të mbrëmjes së sotme në Ligën e Kombeve. Në dy sfidat e sotme u shënuan 7 gola, teksa nuk pati surpriza.

Gjeorgjia ia doli të fitonte ndeshjen e parë përballë Armenisë në transfertë. Kjo sfidë përfundoi me rezultatin 0-3, me gjeorgjianët që tashmë janë shumë afër objektivit për të qendruar në Ligën B.

Në krahun tjetër edhe Turqia bëri të dukej ndeshje e lehtë përballë Hungarisë. Përfaqësuesja turke fitoi me shifrat 3-1 dhe me shumë mundësi janë ata që do t’i marrin vendin hungarezëve në Ligën A.

gjeorgjia turqia hungaria armenia liga e kombeve

Lini një Përgjigje