TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Mars 2025, 22:32

Rei Manaj më i kërkuari në Turqi, sulmuesi kuqezi vendos për të ardhmen

Shkruar nga Pamfleti

Rei Manaj më i kërkuari në Turqi, sulmuesi kuqezi vendos për

Nuk po zhvillon sezonin e tij më të mirë në karrierë, kjo e kushtëzuar nga disa dëmtime, por Rei Manaj mbetet një nga sulmuesit më të vlerësuar në Turqi. Emri i “bomberit” kuqezi mbetet fiks në tregun e transferimeve dhe sipas të gjithë gjasave ku pritet të jetë sezoni i tij i fundit me ekipin e Sivasporit, pavarësisht se në janar rinovoi kontratën e tij aktuale deri më 2026.

Mediat në Turqi shkruajnë se Manaj po ndiqet nga disa prej klubeve më të mëdha në Turqi, por vetë sulmuesi shqiptar me sa duket ka zgjedhur të vijojë karrierën tek ekipi i Trabzonsporit.

Manaj ka dhënë pëlqimin për një transferim të tillë, ndërsa pritet që të arrihet edhe një akord me ekipin e Sivasporit, për të vënë në jetë një lëvizje të tillë. Manaj ka realizuar 8 gola këtë sezon, ndërsa pritet të zbresë si titullar edhe në “Wembley”, me trajnerin Silvinjo që beson shumë tek aftësitë e tij.

rei manaj sulmuesi kuqezi trabzonspor

Lini një Përgjigje