TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Mars 2025, 22:10

Tifogrupi i Kosovës mesazh Etnik Brrutit: Djemtë që i dalin zot vendit janë këtu, atdhedashurinë nuk e lëmë me u tregtu (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Tifogrupi i Kosovës mesazh Etnik Brrutit: Djemtë që i dalin zot

Kosova po luan me Islandën në kuadër të Ligës së Kombeve. Kjo është dhe finalja e parë mes dy skuadrave, që do të vendosë cila prej tyre do luajë në Ligën B dhe C, për edicionin e ardhshëm.

Para ndeshjes, tifogrupi “Dardanët” kanë befasuar me mesazhin e hapur në stadium.

“Djemtë që i dalin zot vendit janë këtu, atdhedashurinë nuk e lëmë me u tregtu”, shkruhet në mesazhin e hapur nga tifogrupi i vetëm, që mbështet Kosovën në mënyrë të organizuar.

Kujtojmë se së fundmi ishte Etnik Brruti, që vendosi të largohet nga Kosova U-21 për të përfaqësuar Kombëtaren e Shqipërisë. Ky kalim nga lojtari i Malishevës është kritikuar në masë nga futbolli vendas i Kosovës.

Tifogrupi i Kosovës mesazh Etnik Brrutit: Djemtë që i dalin zot

etnik brruti tifogrupi i kosovës

Lini një Përgjigje