TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Mars 2025, 21:48

Përfundon pjesa e parë/ Kosova dhe Islanda bëjnë paqe, dy gola për 3 minuta në “Fadil Vokrri” (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon pjesa e parë/ Kosova dhe Islanda bëjnë paqe, dy

Ka përfunduar pjesa e parë mes Kosovës dhe Islandës, ndeshja që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 45 minutat e para të sfidës të vlefshme për Ligën e Kombeve, janë mbyllur në barazim 1-1.

Vendasit e getën golin në minutën e 19 me anë të qendërmbrojtësit Lumbardh Dellova. Ky i fundit realizoi një gol mjaft të bukur, me një goditje në hyrje të zonës. Në krahun tjetër, vetëm 3 minuta më pas, Islanda barazoi me Oskarson.

 


Pjesa e dytë pritet të jetë më e zellshme, me të dy ekipet që janë në luftë për fitoren. Kujtojmë se kjo është ndeshja e parë, ndërsa e kthimit do të luhet pas 3 ditëve.

Kosova kërkon ngjitjen në Ligën B të Ligës së Kombeve, ndërsa islandezët kërkojnë qendrimin në Ligën B.

kosova islanda liga e kombeve

Lini një Përgjigje