TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Shtator 2024, 16:16

Kristian Shpendi abonohet me golin, sulmuesi shqiptar i dërgon “sinjal” të qartë Silvinjos para ndeshjeve të tetorit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kristian Shpendi abonohet me golin, sulmuesi shqiptar i dërgon

Kristian Shpendi është abonuar me golin. Që nga sezoni i kaluar, sulmuesi i talentuar shqiptar po shënon thuajse rregullisht me ekipin e Çezenës të cilën e ndihmoi të kalonte nga Seria C në Serinë B.

Sot bëri të ‘zakonshmen’ duke tundur përsëri rrjetën në ndeshjen përballë Mantovas. Vetëm 5 minuta iu deshën për të zhbllokuar rezultatin duke mos e patur aspak të vështirë të dërgonte topin brenda portës së boshatisur pas gabimit të portierit kundërshtar.


Ky është goli i tij i 4 në kampionat dhe i gjashti në këtë fillim sezoni, duke i lëshuar një sinjal mjaft të qartë Silvinjos për ndeshjet që Kombëtarja shqiptare do të luajë në tetor ndaj Çekisë e Gjeorgjisë në transfertë.

 

kristian shpendi sulmuesi shqiptar çezena

Lini një Përgjigje