TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Shtator 2024, 14:16

Tifozët e Atletikos së Madridit në stadium me maska, fushatë kundër Vinisius në derbin me Realin

Shkruar nga Pamfleti

Tifozët e Atletikos së Madridit në stadium me maska, fushatë

Tifozët e Atletikos së Madridit kanë nisur një fushatë në rrjetet sociale për të ndjekur derbin e së dielës me maska! Në këtë mënyrë, ata do të mund të fyejnë Vinisius pa rrezikun e identifikimit të fytyrës.

Në sezonet e fundit, në çdo vizitë të Realit në çifligun bardhekuq ka pasur thirrje raciste kundër brazilianit, brenda dhe jashtë stadiumit. Këtë të diel, më 29 shtator, gjithçka tregon se historia do të përsëritet.

Nëpërmjet hashtag-ut “#MetropolitanoConMascarilla”, tifozët e skuadrës bardhekuqe po promovojnë shkuarjen me gojën të mbyllur drejt stadiumit dhe në këtë mënyrë mund të ofendojnë lojtarin e Realit të Madridit, pa asnjë rrezik për t’u njohur.

Në mesazhet e tyre ata nuk hezitojnë të shqiptojnë fyerje raciste kundër Vinisius dhe të pranojnë se do të shkojnë në stadium me maskë, në mënyrë që të vazhdojnë ta bëjnë këtë pa qenë në gjendje të identifikohen.

tifozlt e atletikos së madridit vinisius zhunior rela madrid

Lini një Përgjigje