TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Shtator 2024, 13:31

Sfida ndaj Leverkusenit lë me pasoja Bajernin, klubi bavarez konfirmon mungesën e “yllit” të skuadrës ndaj Aston Vjës

Shkruar nga Pamfleti

Sfida ndaj Leverkusenit lë me pasoja Bajernin, klubi bavarez konfirmon

Herri Kejn  u detyrua të largohet nga fusha e blertë në minutën e 86, ndërsa luhej supersfida e Bundesligës, Bajern Mynih-Leverkusen takim i mbyllur në barazim 1-1.

Ndërkohë sot, skuadra bavareze ka konfirmuar dëmtimin për yllin e sulmit.

Të gjithë zërat janë që Kejn e ka humbur ndeshjen me Aston Vijën, takim ky i vlefshëm për Ligën e Kampioneve, e cila do të luhet më 2 tetor në orën 21:00.

Tashmë mbetet për t’u parë sa do zgjasë mungesa e sulmuesit kryesor të bavarezëve. Kujtojmë se vendin e tij në sfidën me Leverkusen e mori veterani Tomas Myler.

 

herri kejn sulmuesi anglez bajern mynih

Lini një Përgjigje