
Në ndeshjen e drekës të javës së gjashtë të Serisë A, Torino është mundur 3-2 në shtëpi nga Lcio dhe i ka thënë lamtumirë kreut të renditjes, të arritur javën e kaluar për herë të parë pas 47 vitesh.
Bardhekaltrit zhbllokuan ndeshjen pas tetë minutash falë një gjuajtje të Guendozi.
Vendasit ndryshuan marsh në pjesën e dytë me futjen në fushë të Çe Adams, por Dia dyfishoi avantazhin e miqve në minutën e 60.
Ish-lojtari i Sauthemptonit ngushtoi diferencën në minutën e 67, por Noslin realizoi të tretin për Lacion në minutën e 90.
Në minutën e 92, Koko fiksoi shifrat në 3-2.
Me këto 3 pikë të fituara, lacio ngjitet në vendin e gjashtë. Torino në anën tjetër mban vendin e katërt.
Lini një Përgjigje