TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Shtator 2024, 15:12

Rei Manaj rrezikon ndeshjet e kombëtares në muajin tetor, sulmuesi kuqezi ende jashtë fushës për shkak dëmtimi

Shkruar nga Pamfleti

Rei Manaj rrezikon ndeshjet e kombëtares në muajin tetor, sulmuesi

Sivaspori luajti ndeshjen e radhës më 27 shtator në kampionatin turk, por në fushë nuk ishte Rei Manaj. Vendasit humbën 1-2 përballë Istanbul Basaksehir.

Ishte bërë e ditur që më parë, se sulmuesi vijon ende të jetë i dëmtuar dhe në fazën e rikuperimit. Ndërkohë nuk ka një datë për rikthimin e tij.

Manaj është në luftë me kohën për t’u rikthyer dhe për të qenë gati për trajnerin Silvinjo në ndeshjet e muajit tetor që Kombëtarja shqiptare do të luajë me Çekinë dhe Gjeorgjinë në transfertë.

rei manaj sulmuesi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje