TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Qershor 2025, 14:04

Kontrata i zgjat vetëm 6 muaj, Leicester largon trajnerin holandez

Shkruar nga Pamfleti

Kontrata i zgjat vetëm 6 muaj, Leicester largon trajnerin holandez

Leicester City ndërpreu kontratën me trajnerin Ruud van Nistelrooy, vetëm gjashtë muaj pas emërimit të tij në krye të skuadrës.

Klubi anglez e ka marrë këtë vendim pas rezultateve të dobëta dhe dështimit për të mbijetuar në Premier League.

Tekniku holandez mori drejtimin e ekipit në dhjetor të vitit të kaluar, në një moment të vështirë për “Dhelprat”, me qëllimin për të shpëtuar skuadrën nga rënia.

Ai erdhi në stolin e Leicester pak kohë pas largimit nga posti ndihmës te Manchester United.

Nën drejtimin e tij, Leicester regjistroi vetëm 5 fitore, 4 barazime dhe 18 humbje në 27 ndeshje, një bilanc që i kushtoi skuadrës rënien nga elita e futbollit anglez.

Lini një Përgjigje