TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Qershor 2025, 20:45

Drita mposht Egnatian në miqësore, Balaj bën bomberin për Vllazninë

Shkruar nga Pamfleti

Drita mposht Egnatian në miqësore, Balaj bën bomberin për

Kampionët e Dritës së Gjilanit, mposhtën pasditen e sotme Egnatian me rezultatin 2-0, në testin miqësor të zhvilluar në Bullgari.

Ky test miqësor u vendos nga golat e dy ish-sulmuesve të Skënderbeut, Blerim Krasniqit dhe Liridon Balajt. Ky ishte testi i tretë miqësor për skuadrën e Tetovës, pas barazimit me Iberian dhe triumfit ndaj CSKA 1948.

Vllaznia  ka regjistruar fitoren e parë në fazën përgatitore që është duke zhvilluar në Slloveni. Pasditen e sotme shkodranët e Edi Martinit triumfuan me rezultatin e ngushtë 1-0 ndaj skuadrës se Superligës së Rumanisë, UTA Arad. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi kapiteni Bekim Balaj që në minutën e 26.

Pas një rivënie anësore nga e majta e sulmit shkodran, topi shkoi në zonë te sulmuesi shtatelartë që këtë herë përdori majën e këmbës për të devijuar topin drejt rrjetës.

Javën e ardhshme ekipi shkodran do të ketë edhe një miqësore të fundit me rumunët e Petrolul dhe më pas do të kthehet në Shkodër për t’i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjet europiane.

 

egnatia drita vllaznia uta arad ndeshjet miqësore

Lini një Përgjigje