TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Qershor 2025, 20:24

Aksidentohet me makinë, mbrojtësi spanjoll humb jetën në moshën 23-vjeçare

Shkruar nga Pamfleti

Aksidentohet me makinë, mbrojtësi spanjoll humb jetën në

Futbolli spanjoll është zhytur në zi pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të Zeben Ramos, mbrojtësit të ri të Las Palmas Atletiko, i cili ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në Gran Kanaria.

23-vjeçari ishte përfshirë në një përplasje automobilistike më 9 qershor në zonën e Arukas dhe kishte qendruar në koma për 15 ditë. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të mjekëve, Ramos nuk arriti të mbijetonte nga plagët e rënda që kishte pësuar.

Klubi i Las Palmas, që këtë sezon ra nga La Liga, publikoi një deklaratë prekëse dhe një video në nderim të lojtarit të ndjerë.

UD Las Palmas shpreh keqardhjen më të thellë për ndarjen nga jeta të Zebensui Ramos Gonzalez, i njohur në futboll si Zeben,” thuhej në deklaratë. “Lojtari i ekipit Las Palmas C, në moshën 23-vjeçare, nuk mundi t’u mbijetojë pas plagëve të marra në aksidentin tragjik më 9 qershor.”

Zeben Ramos përshkruhet si një mbrojtës i krahut të majtë, shumë i adaptueshëm, i përkushtuar dhe me një qendrim shembullor brenda dhe jashtë fushës. Falë punës së tij të palodhur, ai kishte fituar mundësinë të stërvitej rregullisht edhe me ekipin rezervë të Las Palmas, Las Palmas Atlétiko.

Familja e të ‘Verdhëve’ është në zi. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe bashkëlojtarët e tij. Zeben do të mbetet përjetë në zemrat tona,” përfundon deklarata.

Gjatë sezonit të fundit, Ramos ishte pjesë e një skuadre që përfshinte emra të njohur të futbollit, si Adnan Januzaj (ish-i i Mançester Junajtid), Skott MeKena (ish-i i Notingam Forest), dhe Oli MekBërni (ish-i i Shefild Junajtid). Las Palmas gjithashtu kishte pasur në huazim Stefan Bajçetiç nga Liverpuli dhe Fabio Silva nga Ullverhempton.

Las Palmas përfundoi sezonin në vendin e 19 në La Liga dhe ra në Segunda División. Vdekja e Zeben Ramos ka shtuar edhe më shumë trishtim për klubin dhe komunitetin futbollistik në ishujt Kanarie.

zeben ramos futbollisti i las palmas

Lini një Përgjigje