
Bernard Karrica është futbollisti më i ri i Vorës. Pasi mbylli aventurën e tij me Ballkanin në Superligën e Kosovës, 24-vjeçari është transferuar në Superiore, pikërisht me kampionët e Kategorisë së Parë.
Kjo është hera e parë që Karrica luan në Shqipëri. Karriera e tij ka qenë e fokusuar në Kosovë me Gjakovën dhe Ballkanin.
Kujtojmë se Karrica ishte një element kyç në Ballkanin e Ilir Dajës, në kohën kur timonieri momental i Dinamos drejtonte ekipin nga Suhareka.
Ndërsa në Kroaci, sulmuesi 24-vjeçar është aktivizuar me Dinamon e Zagrebit, Rijekën dhe Dragovoljac. Ndërkohë ka luajtur edhe në Slloveni me ND Gorica dhe Sered.
Vlen të theksohet fakti se 24-vjeçari, numëron edhe 10 ndeshje me fanelën e Kombëtares Shpresa, ku ka arritur të shënojë 2 gola, si dhe 12 paraqitje me Shqipërinë U-19.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje