TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Qershor 2025, 21:07

Lindon Selahi i dha lamtumirën Rijekës, mesfushori shqiptar mund të bashkohet me ekipin ku luan zbulimi i Silvinjos

Shkruar nga Pamfleti

Lindon Selahi i dha lamtumirën Rijekës, mesfushori shqiptar mund

Lindon Selahi u largua zyrtarisht nga Rijeka. Mesfushori që është harruar nga Silvinjo, duke mos u ftuar në Kombëtaren shqiptare, sot njoftoi largimin nga ekipi kroat.

Ofertat për 26-vjeçarin nuk mungojnë, si nga Kroacia ku luan momentalisht, por edhe nga Polonia.

Në Kroaci, Selahi kërkohet nga Hajduku i Splitit. Ndërkohë që në Poloni, është skuadra e Uidzju Lodz, e cila kërkon që të sigurojë shërbimet e 26-vjeçarit shqiptar. Nëse do të shkonte tek ekipi polak, Selahi do të gjente Juljan Shehun.

Në sezonin që lamë pas, mesfushori pati një sezon pozitiv. Në 42 ndeshje, Selahi shënoi 1 gol dhe asistoi në 2 të tjerë.

lindon selahi mesfushori shqiptar uidzju loz

Lini një Përgjigje