TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Tetor 2025, 22:03

“Kombëtarja derë e hapur për çdo lojtar”, Silvinjo: Hoxha është rritur shumë ndeshjet e fundit, ja pse nuk e ftova Mehmetin

Shkruar nga Pamfleti

“Kombëtarja derë e hapur për çdo lojtar”,

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Silvinjo vlerësoi skuadrën pas fitores 4-2 ndaj Jordanisë.

Ka qenë ndeshje shumë e veçantë dhe e rëndësishme, sikurse për Hysajn. Ai ka pasur një rrugëtim të gjatë në Kombëtare dhe i uroj shumë fat. Jam i kënaqur me rezultatin edhe për ndryshime. I kënaqur me Dajsinanin, Caken dhe Gripshin. Bajrami u zhvendos në të djathë, i kënaqur më paraqitjen, sikurse manovrat e Brojës. Dhimbje koke për opsionet në grup na bëjnë mirë.

Ne shikojmë çdo fundjavë për lojtarët. Kombëtarja është derë e hapur për çdo lojtar. Hoxha është rritur shumë si lojtar në ndeshjet e fundit. Para pak kohësh pati një dëmtim, por kemi komunikuar me klubin e tij.

Po bën shumë mirë me klubin ku luan. Lojtarët e pozicionuar në mbrojtje ku kemi shumë opsione. Anis Mehmeti? Të gjithë lojtarët janë në konsideratë.

Në pozicionin ku luan Anis Mehmeti, është një pozicion ku ka shumë trafik, si Broja, Muçi, Bajrami, Uzuni, Hoxha, ndërsa në të djathtë, situata është pak më e lirë”, u shpreh Silvinjo.

silvinjo trajneri i kombëtares shqiptare miqësorja me jordaninë

Lini një Përgjigje