
Armando Broja gjeti rrugën e rrjetës me fanelën e Kombëtares, në triumfin 4-2 që kuqezinjtë arritën në miqësoren ndaj Jordanisë. Gjithashtu ylli i sulmit kuqezi asistoi edhe për golin e katërt të shënuar nga Bajrami. Në prononcimin e shkurtër të dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “Supersport”, sulmuesi u shpreh:
“Pas ndeshjes në Serbi telefonova mamin dhe të dashurën. Nuk kam ritual si lojtarët e tjerë, kam qejf të dëgjoj muzikë dhe jam gati për ndeshjen. E kemi filluar shumë mirë, me përqendrim, me këmbën e djathtë dhe po vazhdojmë kështu”, deklaroi Broja.
Lini një Përgjigje