
Juventus ka mposhtur me rezultatin 1-2 Salernitanon, në ndeshjen e javës së 19-të, të Seria-A, pas një përmbysjeje në minutat e fundit.
Skuadra torineze u gjend para një surprize në pjesën e parë. Pavarësisht se djemtë e Allegrit e nisën mjaftë mirë 45-minutëshin e parë, Salernitana ishte ajo që rrezikojë më shumë portën. Madje në minutën e 39-të një gol i Maggiore, surprizoi juventinët, duke i dërguar shifrat në rezultatin 1-0. Me këtë rezultat do të mbyllej pjesa e parë.
Pjesa e dytë nuk do të niste në mënyrën më të mirë të mundshme për Salernitanon e cila mbeti me 10 lojtarë, pasi në minutën e 53-të autori i golit Maggiore mori kartonin e dytë të verdhë të ndeshjes.
Me 10 lojtarë përballë gjërat u bënë shumë më të thjeshta për Juventusin, pasi në minutën e 65-të arriti të barazonte shifrat me anë të, Iling Junior S. Më pas u desh të vinte minuat e fundit e lojës që Juvetus të kryente përmbysjen e madhe. Ishte Vlahovic i cili në minutën e ‘90+1, arriti të fuste topin në rrjetë dhe të çonte shifrat në 1-2, duke i dhënë kështu Zonjës së Vjetër 3 pikë të vyera në garën për titull. Me këtë rezultat, Juventus ndodhet në vendin e dytë me 46 pikë, dy më pak se Interi kryesues.
Lini një Përgjigje