TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Janar 2024, 17:13

Kampionët e Italisë ‘bien’ përballë Torinos, Lazio merr 3-pikë të vyera ndaj Udineses dhe vazhdon ringritjen! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kampionët e Italisë ‘bien’ përballë Torinos,

Torino ka arritur të mposhtë me rezultatin 3-0, kampionët në fuqi të Italisë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të, të ‘Seria A’, të luajtur në Stadio Olimpico.

Pjesa e parë ishte e balancuar mes palëve si nga numri i gjuajtjeve në porët ashtu dhe nga mbajtja e topit, deri në minutën e 43-të, kur Sanabria vulosi shifrat 1-0 në favor të torinezve, rezultat që shënoi dhe fundin e 45-minutëshit të parë.

Pjesa e dytë nuk kishte si të niste më keq për kampionët e Italisë, të cilët në minutën e 50-të mbetën me 10 lojtarë në fushë, pas daljes me të kuqe të Mazzocchit. Dy minuta më vonë në të ’52-ën, Torino do të dyfishonte shifrat me anë të, Vlasic, që vulosi rezultatin 2-0.

Në momentin kur ndoshta pritej një reagim nga ana e Napolit, Torino i dha grushtin final, duke shënuar të tretin gol, me anë të Buongiornos, në minutën e 66-të. Kaq do mjaftonte dhe gjërat nuk do të ndryshonin deri në fund. Me këtë fitore, Torino ndodhet në vendin e 11-të me 27 pikë, 1 pikë më pak se Napoli i cili ndodhet në vendin e 10 me 28 pikë.

Ndërkohë ndeshja tjetër e Seria-A, mes Udinese dhe Lazio u mbyll me rezultatin 1-2. Fillimisht ishte Lazio që mori avantazhin duke shënuar që në minutën e 12-të me anë të Pellegrinit. Shifrat 0-1 mbetën të pa ndryshuara deri në fund të 45-minutëshit të parë.

Me nisjen e pjesës së dytë, loja mori një tjetër temp dhe Udinese duket se gjeti lojën e saj. Kjo u konkretizua më pas në minutën e 59-të, kur Walance, shënoi golin e barazimit dhe çoi shifrat në 1-1.

Me barazimin e shifrave, loja u bë më e hapur dhe skuadrat filluan të kërkonin për golin e fitores. Gol të cilin do ta gjente Lazio në minutën e 79-të, me anë të Vecinos, i cili vendosi shifrat 1-2. Me këto shifra do të mbyllej 90-minutëshi i plotë me Lazion që mori një 3-pikësh shumë të vuajtur.

Me këtë fitore, Lazio ngjitet në venin e 6-të me 30 pikë, ndërsa Udinese, ngelet në vendin e 16-të, me vetëm 17 pikë.




torino lazio

Lini një Përgjigje