TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Janar 2024, 15:38

“Kuqezinjtë” gjejnë ‘ritmin’ në kampionat, Milan mposht Empolin me ‘tripletë’ dhe ngjitet në vendin e tretë!

Shkruar nga Pamfleti

“Kuqezinjtë” gjejnë ‘ritmin’ në

Milan ka mposhtur me rezultatin e pastër, 0-3 Empolin në përballjen e javës së 19-të të Seria-A, duke siguruar kështu 3 pikë tepër të vlefshme.

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për kuqezinjtë, të cilën gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 11-të, me anët të mesfushorit anglez, Loftus-Cheek, që vulosi shifrat 0-1.

Nuk kaloi shumë dhe në minutën e 31-të, lojtarët e Empolit shkaktuan një penallti e cila më pas u kthye në gol nga sulmuesi francez Olivier Giroud, i cili vulosi shifrat 0-2. Me këtë rezultat u mbyll dhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, loja u paraqit disi më e balancuar, por me Milanin që kontrollonte lojën. Në minutën e 88-të Milan i dha goditjen e fundit Empolit, me anë të Traore, i cili dërgoi shifrat në 0-3, rezultat i cili mbeti i pandryshuar deri në fund të ndeshjes.

Me këtë fitore, Milani forcon pozitat e tij duke u ngjitur kështu në vendin e 3-të në kampionat me 39 pikë, pas Juventus-it të vendit të dytë me 43-pikë dhe Inter-it kryesues me 48-pikë. Ndërkohë që Empoli ndodhet në vendin e parafundit të tabelës dhe rrezikon rënien nga kategoria.

milan

Lini një Përgjigje