TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Janar 2024, 15:21

Sulmuesi shqiptar ‘shkëlqen’ në kampionatin turk, Rey Manaj nis vitin me dopietë

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi shqiptar ‘shkëlqen’ në kampionatin turk, Rey

Rey Manaj po vazhdon të shkëlqejë në kampionatin turk të futbollit. Në ndeshjen e sotme ai ka shënuar sërish në kampionatin turk. Duke realizuar një dygolësh (i dyti këtë edicion në Superligë) në suksesin 1-3 të Sivassporit në transfertën e Kayserisporit.

Në minutën e 90-të, kur rezultati ishte 1-1, skuadra mike fitoi një penallti, që u mor përsipër nga lushnjari. 26-vjeçari goditi saktë nga pika e bardhë e penalltisë me një të djathtë potente, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij.

7 minuta më vonë, Sivasspori realizoi dhe golin e sigurisë, me sulmuesi kuqezi që realizoi me portën e boshatisur. Duke gjetur golin e tetë këtë edicion në Superligën turke.

Manaj po kalon një moment të shkëlqyer dhe nëse ruan të njëjtin ritëm nuk përjashtohet mundësia që të kthehet në një kandidat për trajnerin Sylvinho, për në Euro 2024.

manaj

Lini një Përgjigje