TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Janar 2024, 20:01

Egnatia kthehet në “gjahtar”/ Rrogozhinasit ‘nuhasin’ problemet e Cikalleshit me skuadrën turke dhe tentojnë të nënshkruajnë me të!

Shkruar nga Pamfleti

Egnatia kthehet në “gjahtar”/ Rrogozhinasit

Sokol Cikalleshi frymëzon Egnatian! Raporti i komplikuar së fundmi mes sulmuesit të Kombëtares dhe klubit të Koniasporit në Turqi, ka bërë që presidenti i klubit rrogozhinas, Agim Demrozi, të ndjekë me vëmendje situatën dhe të mundohet të joshë kavajasin për t’u kthyer në Superiore.

Natyrisht që transferimi është i vështirë, pasi së pari jo vetëm që duhet të sqarohet kontrata mes sulmuesit dhe Koniasporit, por edhe për faktin se Cikalleshi është pjesë e rëndësishme e Kombëtares dhe me Europianin në prag, gjërat janë më të komplikuara

Megjithatë, kjo nuk e pengon Demrozin për t’i bërë një ofertë të jashtëzakonshme sulmuesit kuqezi. Ekskluzivisht për “Panorama Sport”, presidenti i Egnatias, deklaroi: “Po shohim situatën. Nëse lëviz nga Turqia, besoj do të vijë tek ne. Të presim”.

cikalleshi

Lini një Përgjigje