TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Nëntor 2024, 17:43

“Jo Europianit me Serbinë”, mesazhi i Tifozave Kuqezi në ‘Air Albania’ : Mos harroni masakrat

Shkruar nga Pamfleti

“Jo Europianit me Serbinë”, mesazhi i Tifozave Kuqezi në

Organizimi i Kampionatit Europian të Futbollit U-21 në vitin 2027 nga Shqipëria dhe Serbia ka sjellë reagimin e radhës të “Tifozave Kuqezi”, që nëpërmjet pankartave në ndeshjen ndaj Ukrainës, dhanë mesazhe të rëndësishme në “Air Albania”.

“Tifozat Kuqezi” e cilësojnë këtë bashkëpunim si të papranueshëm, duke kujtuar masakrat e bëra në Kosovë.

Postimi i “Tifozave Kuqezi”:

Mbrëmë, jo për të përmbyllur, por për të vazhduar edhe më, me reagime ndaj organizimit të përbashkët me shkijet të EURO’27 për kategorinë U-21.

Si një reagim ndaj FSHF-së si bashkëorganizatore dhe mbrojtëse e madhe e idesë së këtij bashkëpunimi, kemi shkruar disa nga bëmat e shkijeve ndaj popullit shqiptar që konsiderojmë se janë të mjaftueshme, që bashkëpunime të tilla të konsiderohen TRADHËTI.

– 15 mijë të vrarë vetëm në luftën e fundit dhe dhjetëra mijëra të vrarë e masakruar nëpër histori.

– 20 mijë gra shqiptare të dhunuara

– 1 milion shqiptarë të dëbuar nga shtëpitë e tyre

– 650 shkolla të shkatërruara

– 30 masakra të kryera mbi civilë shqiptarë të pambrojtur për më pak se 6 muaj.

– 14.10.2014, kur një stadium i tërë në prani të gjithë krerëve shtetëror këndonte për vrasjen e shqiptarëve në kor. Këto thirrje vazhdojnë edhe sot në çdo ndeshje të tyre.

– Afrim Bunjaku, heroi më i ri, i cili u vra nga shkijet pak kohë më parë

– Përparim Thaçi, futbollist, i cili u vra nga shkijet në luftën e fundit

Këto ishin vetëm disa nga pankartat tona që u shfaqën në këtë ndeshje, por jo për të përmbyllur ciklin e reagimeve nga ana e jonë në lidhje me këtë organizim të turpshëm.

Reagimet tona, do të vijojnë, e do të radikalizohen deri në dhënien fund të kësaj marrëzie që në emër të kozmopolitizmit po fyhen viktimat dhe e kaluara jonë e dhimbshme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tifozat Kuq e Zi (@tifozatkuqezi)

tifozët kuqezi kombëtarja shqiptare

Lini një Përgjigje