TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Nëntor 2025, 15:16

Ivan Balliu dhe trajneri i Vajekanos përfshihen në sherr, lojtarët ndërhyjnë për t’i ndarë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ivan Balliu dhe trajneri i Vajekanos përfshihen në sherr,

Rajo Vajekano u përball dje në mbrëmje me Lek Poznan në kuadër të raundit të tretë të Ligës së Konferencës. Sfida u fitua nga skuadra spanjolle me rezultatin 3-2.

Nga minuta e 55 u aktivizua Ivan Balliu. Mbrojtësi i Kombëtares u zëvendësua në kuadër të katër ndërrimeve, që u kryen nga trajneri Inigo Perez.

Pastaj pasoi edhe përmbysja e madhe, nga rezultati 0-2 që regjistrohej në favor të miqve. Pas ndeshjes u fol për përplasjen në pankinë të Ivan Balliut me Inigo Perez. Ky i fundit u shfaq mjaft i tensionuar gjatë kësaj kohe dhe u nevojit ndërhyrja e lojtarëve të tjerë për të qetësuar situatën.

Gjithçka duket se nisi në Spanjë pas disa fjalëve të shkëmbyera gjatë zëvendësimit. Më pas trajneri 37-vjeçar nuk doli as në konferencë, pavarësisht fitores. Kështu u pa të largohej nga stadiumi drejt makinës së tij, ndërsa klubi e justifikoi duke thënë se nuk ndihej mirë.

Balliu ndërkohë do të jetë pas kësaj jave në dispozicion të Kombëtares. Silvinjo e ka bërë pjesë të listës që kërkon të shkruajë historinë.

ivan balliu mbrojtësi i kombëta rajo vajekano inigo perez

Lini një Përgjigje