TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Nëntor 2025, 11:16

Sylvinho justifikon zgjedhjet: Nedim Bajrami ka shënuar 7 gola, kemi besim te ai

Shkruar nga Pamfleti
Sylvinho justifikon zgjedhjet: Nedim Bajrami ka shënuar 7 gola, kemi besim
Sylvinho

Pasi publikoi listën e lojtarëve të thirrur për dy ndeshjet kualifikuese të Botërorit me Andorran dhe Anglinë, trajneri i kombëtares, Sylvinho, ka dalë në një konferencë për shtyp.

Në nisje të saj, ai është pyetur se pse: “Shohim lojtarë që po aktivizohen pak si Bajrami dhe Broja, ndërsa mungojnë lojtarë që po aktivizohen si Muçi dhe Gripshi,”?

Në përgjigje të kësaj pyetje, Sylvinho tha se marrja e lojtarëve që nuk kanë qenë në preferencat e klubit të tyre për t’u aktivizuar ka ndodhur gjithmonë, dhe vlerësoi punën e Bajramit në Kombëtare, ku i kujtoi gazetarëve se Bajrami ka shënuar 7 gola. Sa i përket Brojës, ai nuk e përmendi fare.

“Ne fakt, për pak kohë bëhen tre vjet që jam në krye të Kombëtares dhe jemi në një moment shumë të mirë në përmbyllje të kualifikuesve të Botërorit, dhe jemi në lojë për të shkuar në play-off. Kemi dy ndeshje të rëndësishme përpara dhe nuk është moment i joni, por edhe nuk ka qenë me përpara që të marrim lojtarët që luajnë 100% me klubet e tyre. Nuk është se kemi mundësi të zgjedhim nga 70 apo 80 lojtarë, por kemi 45-50 lojtarë që i ndjekim vazhdimisht. Bajrami ka bërë një rrugëtim me kombëtaren tonë, i cili ka shënuar 7 gola me kombëtaren. Më pas vijnë Asani dhe Manaj. Ne kemi besim tek ai, por kemi grumbulluar edhe më parë lojtarë që kanë qenë jashtë listës së ekipeve të tyre,” tha Sylvinho.

 

sylvinho-nedim bajrami

Lini një Përgjigje