
Ekipet shqiptare bëjnë krenarë tifozët në ndeshjet e Ligës së Konferencës. Drita mori një fitore të artë në transfertë, teksa mposhti me rezultatin minimal 0-1 Shelburnin.
Golin e vetëm të këtij takimi e shënoi Almir Ajzeraj në minutën e 57. Gjuajtja e tij u devijua nga mbrojtësi që hyri në pjesën e dytë, Luis Temple.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Kampionia e Kosovës goditi traversën në minutën e 45 me kapitenin Rron Broja. Ai gjuajti me kokë, por topi përfundoi në traversë e më pas jashtë portës së Shelburnit, që luajti me një lojtar më pak në fushë që nga minuta e 17 pas daljes me karton të kuq Xhejms Norris.
Tre minuta para se Norris të linte fushën, Shelburni goditi shtyllën. Herri Ud goditi shtyllën në tentativën për të harkuar nga rivënia e këndit.
Ud pati edhe një rast të pastër shënimi në minutën e 36, por gjuajtja e tij nga goditja e dënimit përfundoi mbi portën e Dritës. Jashtë portës së portierit të Dritës, Faton Maloku, përfundoi edhe gjuajtja e Ademipo Odubeko, në minutën e 34.
Në ndeshjen tjetër, Shkëndija e Tetovës bie "knock out" në minutën e fundit. Pas një pjese të parë në ekuilibër dhe me pak raste nga të dy ekipet, maqedonasit gjetën golin ndaj polakëve sapo nisi pjesa e dytë kur Liridon Latifi devijoi në rrjetë me kokë në shtyllën e parë një krosim nga këndorja. Një gol që vlen shumë sidomos duke ditur nivelin e kundërshtarit.
Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej me fitoren e maqedonasve, Jagiellonia barazoi shifart në minutën e 90+10 me Lozanon. Polakët mbetën me 10 lojatrë pas daljes me kartonë të kuq të Imaz në minutën e 90+6.
Lini një Përgjigje