TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Nëntor 2025, 21:10

“Japim maksimumin”, Granit Xhaka sfidon në fundjavë ish-skuadrën e tij: Arsenali ekip i fortë

Shkruar nga Pamfleti

“Japim maksimumin”, Granit Xhaka sfidon në fundjavë

Ish-mesfushori i njohur i Arsenalit, Granit Xhaka do të përballet këtë fundjavë ndaj londinezëve. Lojtari i Sandërlendit, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, në konferencën për shtyp.

Ne e dimë cilësinë që ka Arsenali. Do të jetë një ndeshje emocionuese për mua – kam kaluar shtatë vite të mrekullueshme atje. Ende kam kontakt me shumë lojtarë, me stafin e trajnerëve.

Të luash kundër tyre këtu në Sandërlend, sigurisht, është shumë e veçantë. Shpresoj ta shijoj edhe unë dhe le të shohim se kush është skuadra më e mirë atë ditë.

Askush para sezonit nuk mendonte se do të ishim aty ku jemi, por për mua nuk është për t’u habitur, sepse punojmë shumë.”

Ish-mbrojtësi i Liverpulit dhe analisti i njohur i “Sky Sports”, Xhimi Karrager, e ka vlerësuar Xhakën si blerjen më të rëndësishme të merkatos së verës.

Për mua, ai mund të jetë blerja më e goditur e sezonit. Mjafton të shohësh numrat dhe impaktin që ka në skuadër. Nëse përmendim Mançester Sitin, mund të themi që është ekipi i Halandit. Nuk gjej një lojtar tjetër në Premier Ligë që ka ndikim më të madh sesa Xhaka në skuadrën e tij. Realisht një blerje e shkëlqyer”, tha Karrager.

Granit Xhaka u transferua te Sandërlendi gjatë verës. Në 10 ndeshjet e para të luajtura, ai ka shënuar një gol dhe ka dhënë disa asiste, duke u bërë një prej shtyllave kryesore të ekipit.

granit xhaka mesfushori shqiptar sandërlend arsenal

Lini një Përgjigje