TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Nëntor 2025, 20:28

Plumbi qorr i mori jetën futbollistit 16-vjeçar, reagon klubi

Shkruar nga Pamfleti

Plumbi qorr i mori jetën futbollistit 16-vjeçar, reagon klubi

Një plumb qorr i ka marrë jetën futbollistit 16-vjeçar, Miguel Nazareno në Guajakil. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa autoritetet ekuadoriane kanë nisur hetimet.

Sipas raportimeve, Nazareno ishte pjesë e ekipit të të rinjve të Independiente del Vale, një nga akademitë më të njohura të futbollit në Guajakil. Klubi i futbollit, reagoi pas lajmit se Nazareno humbi jetën në mënyrë tragjike si pasojë e pasigurisë në vend.

Familja e Independiente del Vale shpreh hidhërimin e thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të Miguel Nazareno, lojtarit të ekipit tonë të Independiente Zhuniors. Kujtimi yt do të mbetet gjithmonë në zemrat tona", shkroi klubi.

Miguel Nazareno luante si mesfushor dhe sulmues, teksa konsiderohej një talent premtues për të ardhmen e futbollit ekuadorian.

 

miguel nazareno futbollisti ekuadorian

Lini një Përgjigje