TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Nëntor 2025, 17:47

Humbi jetën bashkë me vëllain në aksident me makinë, CR7 tregon arsyet pse mungoi në varrimin e Diogo Zhotës

Shkruar nga Pamfleti

Humbi jetën bashkë me vëllain në aksident me makinë,

Ish-sulmuesi portugez i Liverpool, Diego Zhota humbi jetën në një aksident me makinë në Spanjë më 3 korrik.

Një pjesë e madhe e të njohurve të Zhotës morën pjesë në funeral, por kapiteni i Portugalisë, Ronaldo, nuk ishte midis tyre, duke bërë që tifozët të pyesin veten se përse CR7 zgjodhi të mos merrte pjesë.

Duke shpjeguar vendimin e tij, Ronaldo i tha gazetarit Pirs Morgan:

Nuk mora pjesë në funeralin e Zhotës? U ndjeva mirë me vendimin tim. Dy arsye. Pas vdekjes së babait tim, nuk kam qenë më kurrë në varreza. Së dyti, nëse më njihni… kudo që të shkoj, do të bëhet zhurmë e madhe. Vëmendja do të shkonte tek unë, dhe nuk doja që kjo të ndodhte”- tha Ronaldo.

kristiano ronaldo sulmuesi portugez diogo zhota

Lini një Përgjigje