TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Nëntor 2025, 17:01

“Sa i vështirë largimi nga Barcelona”, Lionel Mesi: Në Paris nuk po kënaqesha për disa arsye

Shkruar nga Pamfleti

“Sa i vështirë largimi nga Barcelona”, Lionel Mesi:

Lionel Mesi po përjeton një periudhë qetësie dhe rilindjeje në Majemi, qytet që e ka pritur me entuziazëm, pas përvojës zhgënjyese te PSG-ja. Vetëm 13 ditë pas rinovimit me Inter Majemin deri në dhjetor të vitit 2028, kampioni argjentinas mori “çelësin e qytetit” nga kryebashkiaku Fransis Suarez. Me këtë rast foli hapur për jetën e tij të re dhe të kaluarën e afërt:

Ishte e vështirë të largohesha nga Barcelona. Kemi kaluar gjithë jetën atje, ishim shumë të lumtur. Nga Argjentina u largova në moshën 13-vjeçare, bashkëshortja ime erdhi në Barcelonë në moshën 20-vjeçare. Në Paris u përshtatëm mirë, por nuk po e shijoja futbollin. Nuk po kënaqesha, për disa arsye. Gjithçka ishte e re dhe ndryshe nga ajo që isha mësuar”.

Ai shtoi se transferimi në SHBA ishte një vendim familjar: “E zgjodhëm Majemin bashkë, gjithçka u bë më e lehtë. Jeta këtu është e pabesueshme”. Për të ardhmen, Mesi tha: “Nuk mendoj ende për tërheqjen. Dua vetëm të vazhdoj të luaj e të kënaqem”. Gjithashtu, ai zbuloi interes për biznesin: “Më tërheq bota e bizneseve, dua ta njoh e ta mësoj”.

 

 

lionel mesi sulmuesi argjentinas

Lini një Përgjigje