TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Nëntor 2025, 15:54

Ndeshja me Marsejën nuk do të harrohet lehtë për Gjimshitin, kapiteni kuqezi reagon në rrjetet sociale pas arritjes së shifrës rekord (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ndeshja me Marsejën nuk do të harrohet lehtë për Gjimshitin,

Atalanta mori një fitore të rëndësishme në Champions League ndaj Marsejës. Italianët triumfuan 1-0 ndaj francezëve, me Berat Gjimshitin që udhëhoqi ekipin e tij drejt këtij suksesi.

Por kjo sfidë për kapitenin e Kombëtares shqiptare nuk do të harrohet lehtë. Kjo pasi lideri i mbrojtjes ndaj Marsejës zhvilloi ndeshjen numër 300 me “bergamaskët”.

Siç dihet, Gjimshiti është prej vitesh tashmë një “mur” në mbrojtjen e Atalantës, me të cilët ka arritur të fitojë edhe trofeun e Europa League para 2 sezonesh.

Pas kësaj arritjeje, Gjimshiti ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se ndihet krenar që luan për këtë fanelë.

Krenar që festoj 300 ndeshje me këtë fanelë”, ka shkruar kapiteni shqiptar. Kujtojmë se Gjimshiti është bërë pjesë e Atalantës në verën e vitit 2016, teksa ka kontratë të vlefshme me ta deri në qershor të vitit 2026.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Djimsiti Gjimshiti Berat (@djimsitiberat)

berat gjimshiti kapiteni i kombëtares atalanta

Lini një Përgjigje