TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Nëntor 2025, 15:32

E kërkuan edhe në merkaton e verës, Juventusi ndez derbin e Torinos dhe vihet sërish pas Kristjan Asllanit

Shkruar nga Pamfleti

E kërkuan edhe në merkaton e verës, Juventusi ndez derbin e

Ardian Ismajli është rikthyer prej javësh nga dëmtimi dhe ka rimarrë menjëherë vendin e titullarit te Torino. Me torinezët është kthyer shpejt në një lider, duke bërë paraqitje shumë pozitive në kampionat.

Por pavarësisht se tashmë mbrojtësi ka gjetur vazhdimësinë me Torinon, sërish emri i tij vazhdon të lakohet në merkato. Kjo pasi Juventuesi i është rikthyer sërish kësaj “piste” dhe me uljen në stol të Luçiano Spaletit kanë nisur të “përpilojnë” listën e të preferuarve për merkaton e ardhshme.

Një nga repartet që kërkohen doemos përforcime është mbrojtja dhe Ismajli duket se përmbush më së miri “dëshirën” e Spaletit. Tashmë drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” po mendojnë edhe planin për një transferim të mundshëm të shqiptarit dhe mesa duket në merkaton e ardhshme do të kemi “derbi” për shërbimet e tij, pasi edhe Torino nuk pritet ta lëshojë kollaj liderin e Kombëtares shqiptare.

ardian ismajli mbrojtësi kuqezi torino juventus

Lini një Përgjigje