TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Nëntor 2025, 22:16

Vetëm italianët kanë shënuar më shumë se shqiptarët, goli në Serinë B flet shqip

Shkruar nga Pamfleti

Vetëm italianët kanë shënuar më shumë se

Futbollistët shqiptarë prej vitesh janë bërë protagonistë në futbollin italian, pasi janë të shumtë ata që luajnë në kategoritë e ndryshme te tij, që nga Seria A dhe deri tek amatorët. Pikërisht nga kampionati i Serisë B vjen një statistikë shumë interesante.

Rezulton se golat e shënuar nga futbollistët shqiptarë janë të dytët nga numri sa u përket kombësive në Serinë B. Kuptohet që vendi i parë u përket italianëve, të cilët kanë shënuar 175 gola. Ndërsa në vendin e dytë janë lojtarët shqiptarë, të cilët kanë tundur 13 herë rrugën e rrjetës deri tani.

Binjakët Shpendi dhe Silvio Merkaj kanë shënuar nga katër gola secili, ndërsa Marvin Çuni hapi pak ditë më parë llogarinë e tij në këtë kampionat ku vesh fanelën e Sampdorias.

Ky numër golash lë pas Francën në vendin e tretë, me 10 gola të shënuar nga lojtarë që kanë kombësinë e saj, si dhe Argjentinën që mban vendin e katërt me 7 gola. Më pas vijnë me radhë Portugalia (6) dhe Ukraina (5).

Lini një Përgjigje