TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Nëntor 2025, 21:10

Sulmuesi i kombëtares dhuron “shou” në Champions dhe i dërgon mesazh Silvinjos, 3 gola e asist në 4 ndeshjet e fundit nga 30-vjeçari (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi i kombëtares dhuron “shou” në Champions dhe i

Skuadra e Esteghlal FC po barazon me shifrat 1-1 në transfertë ndaj Al-Uehdat. Sulmuesi i Shqipërisë Jasir Asani po gëzon formë fantastike tek ekipi iranian i Esteghlal FC. Në minutën e 38 nga këmbët e Asanit erdhi goli i barazimit, asist i shqiptarit në finalizimin e Ahmadi.

Në 4 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet për skuadrën, Jasir Asani numëron 3 gola dhe 1 asist, moment i jashtëzakonshëm. Ky është një mesazh i qartë për trajnerin e Kombëtares Silvinjo.

Asani nuk kërkon te jetë thjeshtë në listë, por protagonist në fushë me fanelën e përfaqësueses. Ndeshjet vendimtare për Shqipërinë, me shpresën për të kapur fazën “play-off” të “Botërorit 2026” janë ndaj Andorrës në 13 nëntor dhe 16 kundër Anglisë, kjo e dyta në “Air Albania”.   

jasir asani sulmuesi i shqipërisë esteghlal

Lini një Përgjigje