TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Nëntor 2025, 18:09

Neglizhuan vdekjen e Diego Maradonës, 7 punonjës të kujdesit shëndetësor përsëri në gjyq

Shkruar nga Pamfleti

Neglizhuan vdekjen e Diego Maradonës, 7 punonjës të kujdesit

Shtatë profesionistë të kujdesit shëndetësor të akuzuar për neglizhencë në vdekjen e legjendës së futbollit Diego Armando Maradonës do të përballen me një gjyq të ri në muajin mars, pas shpalljes të pavlefshëm të procesit të mëparshëm.

Gjykata në San Isidro e shpalli gjykimin e mëparshëm të pavlefshëm, pasi një nga tre gjyqtarët, Julieta Makintash, dha dorëheqjen për shkak të kritikave që lidhen me pjesëmarrjen e saj në një dokumentar për rastin.

Makintash do të përballet me një proces të veçantë gjyqësor në La Plata, ku akuzohet për sjellje të papërshtatshme në detyrë — një shkelje që mund të çojë në shkarkimin e saj.

Rasti kundër ekipit mjekësor të Maradonës lidhet me dështimin për të ofruar kujdes të duhur mjekësor në javët para vdekjes së tij, në nëntor të vitit 2020, në një shtëpi pranë Buenos Airesit.

Futbollisti i famshëm argjentinas vdiq në moshën 60-vjeçare nga një atak kardiak, ndërsa ishte në fazën e rikuperimit pas një operacioni për mpiksje gjaku në tru.

Të pandehurit — mes tyre mjeku personal Leopoldo Luke, psikologu, psikiatri, koordinatorët mjekësorë dhe infermierët — mohojnë të gjitha akuzat për vrasje të qëllimshme, një vepër që mund të dënohet me deri në 25 vjet burg.

Prokuroria pretendon se ata ishin të vetëdijshëm për rrezikun që përbënte gjendja e Maradonës dhe e injoruan atë. Maradona, i cili udhëhoqi Argjentinën drejt titullit të Kupës së Botës 1986, mbetet një ikonë e futbollit botëror.

I dashur në Napoli dhe në mbarë botën për talentin e tij të jashtëzakonshëm, ai gjithashtu luftoi për vite me radhë me varësinë nga droga, alkooli dhe problemet shëndetësore.

diego armando maradona legjenda argjentinase

Lini një Përgjigje