TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Nëntor 2025, 19:22

Humbja në Champions rezulton fatale, klubi shkarkon trajnerin dhe bën gati rikthimin e bujshëm

Shkruar nga Pamfleti

Humbja në Champions rezulton fatale, klubi shkarkon trajnerin dhe bën

Tani është zyrtare: Xhon Heitinga nuk është më trajner i Ajaksit. Klubi holandez e njoftoi lajmin në faqen e tyre zyrtare të internetit.

Ajaksi ka pezulluar Xhon Heitingën me efekt të menjëhershëm.” Kontrata e trajnerit duhej të skadonte më 30 qershor 2027, por tani do të ndërpritet.

E njëjta gjë vlen edhe për ndihmës-trajnerin Marsel Kajzer.

Heitinga, i cili u emërua vetëm verën e kaluar, pasi la rolin e tij si ndihmës trajner i Arne Slot te Liverpuli, ka pasur vështirësi në “Johan Cruyff Arena”, veçanërisht në Ligën e Kampionëve ku Ajaksi ndodhet në fund të tabelës së fazës së ligës me katër humbje në katër ndeshje.

Dhe pavarësisht humbjes së vetme në kampionat, Ajaksi e gjen veten tetë pikë prapa liderëve të Fejnordit pas 11 javëve duke regjistruar 5 fitore dhe 5 barazime.

Humbja 3-0 ndaj Gallatasarajit në shtëpi të mërkurën u duk se ishte ajo që solli vendimin e menjëhershëm të drejtuesve të klubit.

Ajaksi është në kërkim të një trajneri të ri, ndërkohë, Fred Grim do të marrë përsipër detyrat e Heitingës.

Emri më i përfolur është ai i Erik ten Hag. Holandezi pritet të rikthehet edhe njëherë te skuadra e madhe, të cilën e ka drejtuar edhe më parë. Me Ajaksin, ten Hag fitoi titullin kampion dhe i dërgoi “harkëtarët” deri në gjysmëfinalen e Champions League.

 

Lini një Përgjigje