TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Nëntor 2025, 20:46

Xherdan Shaqiri nderon Bazelin, Arbër Hoxha dhe Dinamo e Zagrenit turpërohen në shtëpi

Shkruar nga Pamfleti

Xherdan Shaqiri nderon Bazelin, Arbër Hoxha dhe Dinamo e Zagrenit

Kanë përfunduar ndeshjet e para për sot në Ligën e Europës. Bazeli ka fituar në shtëpi 3-1 ndaj Steauas së Bukureshtit, falë dy golave të Xherdan Shaqirit dhe Salah. Mesfushori shqiptar zhbllokoi shifrat fillimisht nga penalltia dhe më pas shënoi golin e avantazhit 2-1 në minutën e 73. Ibrahim Salah vulosi fitoren 3-1, me asistin e Shaqirit.

Dinamo e Zagrebit është turpëruar në shtëpi 0-3 nga Selta Vigo. Spanjollët “mbyllën” ndeshjen që në pjesën e parë. Danezët e Midtjyland kanë marrë një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi, 3-1 ndaj Sëlltikut.

Në Nis-Frajburg, pjesa e parë ishte fantastike, u shënuan 4 gola. Francezët realizuan të parët, gjermanët përmbysën shpejt shifrat, duke shënuar tre herë. Rezultati 1-3, mbeti i pandryshuar deri në fund.

Crvena Zvezda dhe Panathinaikos marrin fitore të vyera në minutat e fundit, serbët 1-0 ndaj Lilës, grekët 0-1 në transfertë ndaj Malmos. Salcburgu bëri detyrën në shtëpi, duke fituar 2-0 ndaj holandezëve të G.A.Eagles. Utreht-Porto u mbyll në barazim 1-1, në barazim por pa gola përfundoi sfida tjetër mes Shturm Grac dhe Notingam Forest.

dinamo e zagrebit bazel liga e europës crvena zvezda

Lini një Përgjigje