TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Janar 2025, 22:51

Interi zhgënjen në shtëpi dhe ndan pikët me Bolonjën, Lautaro gjen golin në “San Siro” pas 2 muajsh

Shkruar nga Pamfleti

Interi zhgënjen në shtëpi dhe ndan pikët me Bolonjën,

Interi zhgënjen në Serinë A, teksa nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 ndaj Bolonjës në “San Siro”. Miqtë realizuan të parët në minutën e 15-me anë të Kastros, ndihmuar edhe nga një devijim.

Zikaltërit rikthyen ekuilibrat 4 minuta më vonë me një zbritje të shpejtë. Portieri Skorupski bëri një pritje të mirë duke kthyer topin në lojë, ndërsa nga fare pranë Damfris nuk e pati të vështirë të realizonte.

Kampionët e Italisë shkuan në dhomat e zhveshjes me avantazhin në xhep, pas golit të Lautaros. Kapiteni zikaltër kishte pa shënuar në shtëpi 2 muaj.

Në fraksionin e dytë, Holm i dhuroi një pikë Bolonjës, me golin e tij në minutën e 64, i pari me fanelën bolonjeze.

Me këtë barazim, Interi ndjek Napolin kryesues me 3 pikë mbrapa dhe një ndeshje më pak. Ndërsa Bolonja në vendin e tetë me një pikë pas Milanit.

inter bolonja seria a

Lini një Përgjigje