
Kevis Gjeci e kishte paralajmëruar një gol ndaj PSG-së dhe e ka bërë ëndrrën e tij realitet sot në ndeshjen e Kupës së Francës.
Mesfushori 28-vjeccar shqiptar, i cili në të kaluarën ka luajtur edhe me Sopotin në futbollin tonë, ka shënuar sot që në minuat e para të takimit të Kupës mes Espali dhe PSG-së.
Ai tundi rrjetën e kampionëve të Francës në minutën e 3 të takimit, duke çuar në këmbë stadiumin e tejmbushur për këtë sfidë historike për skuadrën e cila militon në ligën e pestë franceze. Një gol të cilin ai e kishte paralajmëruar në fjalët e tij për “Panorama Sport” para ndeshjes.
Çfarë do të besh nëse do shënosh gol? Nuk e di (qesh). Ndoshta rreth e qark stadiumit dhe pse jo të festoj me “Shqiponjën”.
Lini një Përgjigje