TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Janar 2025, 20:04

Mësohen 8 skuadrat çerekfinaliste “made in Superiore”, njihuni me vazot për shortin e Kupës së Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti

Mësohen 8 skuadrat çerekfinaliste “made in Superiore”,

Kupa e Shqipërisë ka mësuar sot emrat e 8 skuadrave çerekfinaliste të këtij edicioni të cilat mbeten në garë për fitoren e trofeut dhe për të siguruar një vend në kompeticionet europiane në verën e ardhshme.

Pas kualifikimit të Laçit dhe Bylisit të martën, sot kanë ardhur edhe kualifikimet e Egnatias, Dinamos, Skënderbeut, Partizanit, Elbasanit dhe Vllaznisë, për të plotësuar një tetëshe ekipesh që i përkasin të gjitha Kategorisë Superiore.

Në bazë të rregullores së aktivitetit, janë ndarë vazot për shortin e çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë.

Në Vazon 1 janë: Egnatia, Partizani, Vllaznia dhe Skënderbeu.

Në vazon 2 janë: Laçi, Dinamo, Bylis dhe AF Elbasani.

Ndryshe nga turet paraardhëse që ishin me skemë të paracaktuar, për çerekfinalet do të hidhet short për të ndarë çiftet. Gjithashtu, që nga turi çerekfinal, duelet mes tyre do të jenë me vajtje-ardhje dhe jo me një ndeshje të vetme siç është vepruar deri tani.

kupa e shqipërisë ekipet e superiores

Lini një Përgjigje