TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Janar 2025, 19:42

Kupa e Shqipërisë/ Elbasani eliminon në shtesa Teutën, Vllaznia kualifikohet me vuajtje ndaj Besës

Shkruar nga Pamfleti

Kupa e Shqipërisë/ Elbasani eliminon në shtesa Teutën,

Elbasani ka siguruar kualifikimin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, pasi ka mundur me shifrat 2-0 Teutën në një ndeshje ku për të shpallur fituesin u deshën kohët shtesë.

Dy skuadrat e Superiores kërkonin me çdo kusht kalimin e turit, duke parë Kupën si mundësinë e tyre për të siguruar trofe në këtë sezon. Por ata ishin të pasaktë para portës gjatë 90 minutave të sfidës, duke bërë që për fituesin të kërkoheshin kohët shtesë.

Golat e Tsague në shtesën e parë dhe Lleshit në të dytën bënë diferencën për verdheblutë, të cilët kësisoj shkuan mes 8 skuadrave më të mira të turneut, duke u konfirmuar si ekipi që synon të shkojë sa më larg në këtë turne.

Në krahun tjetër, Vllaznia triufmoi minimalisht 1-0 me Besën e Kavajës. Golin e vetëm të sfidës e shënoi Çoba në minutën e 108, i cili bëri heroin për shkodranët. Besa u shfaq shumë dinjitoze duke provuar disa herë për të gjetur golin pavarësisht se nuk ja doli.

Tashmë kuqeblutë ndodhen në turin tjetër të këtij kompeticioni.

 

 

elbasani teuta vllaznia besa kupa e shqipërisë

Lini një Përgjigje