TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Janar 2025, 20:48

Talent superpremtues dhe pasues i Lionel Mesit, Barça i bën presion lojtarit të largohet deri në fund të merkatos së janarit

Shkruar nga Pamfleti

Talent superpremtues dhe pasues i Lionel Mesit, Barça i bën presion

“Katalanasja SPORT” raporton se Barcelona po i bën presion të vazhdueshëm Ansu Fatit të largohet para 31 janarit, ditë kur mbyllet afati i merkatos dimërore.

22-vjeçari nuk do që të largohet nga klubi katalanas, aq më tepër në formë huazimi, ku ka kujtime jo të mira nisur nga përvoja që pati vjet me Brajtonin në Premier Ligë.

I vetmi klub që ka shfaqur deri tani disi interes për sulmuesin është Sevija, por marrëdhëniet mes dy klubeve nuk janë aspak të mira, gjë që e bën të vështirë shumë një marrëveshje të mundshme.

Talent superpremtues dhe pasues i Lionel Mesit, Barça i bën presion

Ansu Fati i dalë nga akademia e Barcelonës ka debutuar që në moshën 16-vjeçare me klubin katalanas dhe konsiderohej në atë kohë si një talent super premtues, madje shihej dhe si “pasuesi” i Leo Mesit.

Në mënyrë krejt të habitshme, karriera e tij mori një rrjedhë të paimagjinueshme, duke përfunduar sot në një lojtar të padëshiruar thuajse nga asnjë klub.

ansu fati barcelona

Lini një Përgjigje