TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Janar 2025, 21:10

Ançeloti i thotë lamtumirë Realit në fund të sezonit, Perez nis bisedimet intensive për pasuesin e teknikut italian

Shkruar nga Pamfleti

Ançeloti i thotë lamtumirë Realit në fund të sezonit,

Karlo Ançeloti do të largohet nga drejtimi i Realit në fund të sezonit, por madrilenët kanë nisur që tani nga puna për të gjetur pasuesin e italianit.

“Fichajes” raporton se Reali ka nisur bisedimet intensive me Çabi Alonson, i cili po ashtu i ka bërë të ditur Bajer Leverkusenit se do të largohet në fund të sezonit.

Për Alonson, Perez ka gati kontratën 5-vjeçare dhe sigurisht e pret një rrogë shumë herë më e madhe se ajo që merr tani tek “Aspirinat”. Po ashtu Perez i ka garantuar që spanjolli do të ketë dorë të lirë në merkato dhe ta ndërtojë ekipin ashtu si e mendon.

Alonso është kandidati i parë dhe kryesor në listën e Perez, por nuk përjashtohen nga gara dhe emra të tjerë, por spanjolli mbetet padyshim i preferuar i madrilenëve.

karlo ançeloti real madrid florentino perez

Lini një Përgjigje