
Bajerni i Mynihut arrin të marrë një fitore mjaft të lehtë përballë Hofenhajmit me rezultatin e thellë 5-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 17 të Bundesligës.
Leroi Sane ishte ai që prishi ekuilibrat në këtë takim ne një goditje mjaft të fortë që nuk i dha asnjë shans portierit, më pas në pjesën e dytë shënuan Gerreiro dhe Kejn.
Ndërsa në pjesën e dytë ishte sërish Sane që shënoi golin e dytë personal dhe Serzh Gnabri që i vuri kapakun takimit.
Me këtë fitore, Bajerni marshon drejt titullit kampion me 5 pikë larg ndjekësit më të afërt që është Bajer Leverkusen. Ndërsa Hofenhajmi gjendet një vend sipër zonës së ftohtë.
Lini një Përgjigje