
Ish-mesfushori i Real Madridit, Hames Rodrigez, ka zbuluar se kë do të donte në ekipin e tij mes Kristiano Ronaldos dhe Lionel Mesit.
Ylli kolumbian iu bashkua “Los Blancos” në verën e vitit 2014, menjëherë pas paraqitjes magjike në Kupën e Botës 2014.
Në “Santiago Bernabeu”, Rodrigez ndau fushën me superyllin portugez 86 herë, duke kontribuar në realizimin e 18 golave së bashku.
Kolumbiani fitoi trofe të shumtë me gjigantët e La Ligas përpara se t’i bashkohej Bajernit të Mynihut në formë huazimi në vitin 2017.
Rodrigez kaloi dy sezone me bavarezët përpara se të kthehej te Reali i Madridit në vitin 2019. Ai u largua nga “Los Blancos” në vitin 2020 për t’u transferuar tek Evertoni.
Rodrigez u pyet së fundmi se cilin lojtar do të donte në ekipin e tij.
Pavarësisht se ka luajtur me Kristiano Ronaldon te Reali i Madridit, kolumbiani zbuloi se do të preferonte të kishte Lionel Mesin në krah të tij.
“Lojtari që do të doja të luaja në ekipin tim? Mesi,” tha Rodrigez përmes “Barca Universal”.
Është interesante sepse kolumbiani është përballur tetë herë në karrierën e tij me Lionel Mesin, duke fituar dy dhe duke humbur gjashtë ndeshje.
Argjentinasi aktualisht luan për skuadrën e MLS, Inter Miami, megjithëse kontrata e tij me Herons skadon në fund të këtij sezoni.
Ndërkohë, Kristiano Ronaldo është me Al-Nassr në Arabinë Saudite dhe ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij me klubin.
Lini një Përgjigje