TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Shkurt 2024, 22:46

Interi makineri perfekte, zikaltërit marshojnë drejt titullit me goleadë, Asllani titullar për 90 minuta

Shkruar nga Pamfleti

Interi makineri perfekte, zikaltërit marshojnë drejt titullit me

Interi nuk e ka ndërmend të ndalet. Zikaltërit vazhdojnë marshimin drejt titullit kampion, teksa sonte triumfuan 4-0 ndaj Atalantës në “San Siro”. Bergamaskët realizuan të parët me De Ketelat, por goli u anulua për shkak të një prekje me dorë.

Në minutën e 26, portieri i mysafirëve, Marko Karneseki shfaqi pasiguri, duke mos kontrolluar dot topin. Aty përfitoi Darmian, i cili zhbllokoi sfidën prë skuadrën nga Milano. Në fundin e fraksionit të parë, një e majtë e Lautaros përfundoi në rrjetë, me tifozërinë që shpërtheu në festë.

Në fillimin e pjesës së dytë, Interi thelloi edhe më shumë avantazhin. Lautaro gaboi nga pika e bardhë, por në topin e kthyer nga portieri nuk fali Di Marko.

Kristjan Asllani e luajti të plotë këtë ndeshje, që e nisi titullar. Mesfushori kuqezi e ka ndeshjen e dytë radhazi që aktivizohet titullar në Seria A me Interin.

Pak më vonë, shënoi edhe Fratezi. Ekipi i Inzagit kryeson me 69 pikë, 12 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt që është Juventusi. Atalanta renditet në vendin e pestë me 46 pikë.

inter atalanta seria a

Lini një Përgjigje